Lajmet e fundit

Pas një lufte fjalësh në fillim të këtij muaji, shumë shpresonin se samiti mund të çonte në një rregullim të marrëdhënieve midis Presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky dhe Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump - shumë pak mund të kishin parashikuar se takimi do të kthehej në një përplasje në Zyrën Ovale.
Diskutimet fillestare të Zelensky me Trump u shfaqën të përzemërta pasi presidenti amerikan tha se ishte një "nder" të priste presidentin ukrainas
Por gjërat shpejt morën një kthesë pasi Zelensky sfidoi pohimin e Zëvendës Presidentit, JD Vance se "rruga drejt paqes" është përmes diplomacisë.
"Për çfarë lloj diplomacie po flisni," pyeti Zelensky, duke iu referuar agresionit të Rusisë në vitet para pushtimit.
Vance më pas akuzoi Zelenskyn për "mosrespektim”, duke shtuar se: "Duhet të falënderoni presidentin"
Trump më pas e akuzoi Zelenskyn duke i thënë se “po luan bixhoz me Luftën e Tretë Botërore".
Gjërat vazhduan të nxeheshin më shumë ndërsa Vance e pyeti Zelenskyn: "A keni thënë faleminderit një herë?"
Trump më pas kërcënoi: "Ju ose do të bëni një marrëveshje ose ne jemi jashtë".
Menjëherë më pas, presidenti amerikan postoi një deklaratë ku thoshte se Zelensky duhet të kthehet në Uashington kur të jetë "gati për paqe" - konferenca e planifikuar për shtyp u anulua dhe Zelensky u largua nga Shtëpia e Bardhë, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv