A e keni ditur se kur një individ ka një hundë të madhe, kjo transmetohet nga një brez në tjetrin?
Njëjtë ndodhë edhe me veshët e mëdhenj, të cilët në të shumtën e rasteve janë të trashëguara nga babai, ndërsa për gishtat e mëdhenj duhet të fajësohet nëna, shkruan gazeta serbe Dnevne, transmeton Klan Kosova.
Se pse vajzat më shpesh u ngjajnë etërve të tyre ndërsa bijtë më shumë nënave, ka edhe fakte shkencore.
Djemtë nga nëna trashëgojnë më shumë material gjenetik i cili përcakton pamjen fizike, ndërsa më pak kësi lloj materiali gjenetik.
Tek vajzat situata është e kundërta. Ato marrin kromozomin X nga të dy prindërit, duke ua lënë mundësinë e hapësirën që ato të duken edhe si babai edhe si nëna.
Ngjyra e syve varet shumë edhe nga kombinimi i gjeneve. Megjithatë, nuk është e pamundur që prindërit që kanë sy tepër të errët të lindin fëmijë me sy të kaltër.
Po ashtu, nëse njëri nga prindërit ka flokë kaçurrelë, është shumë e mundur që edhe nëjri nga fëmijët të jetë me flokë kaçurrela.
●●●
DLSHKRIMI NGA
Donika Lamaxhema
Editorial nga Klan Kosova — ndjek shëndet dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.