Infeksioni i sistemit urinar fillon në rrugët urinare, të cilat përbëhen nga veshkat, ureteret (kanalet e urinës), fshikëza e urinës dhe nga uretra.
Por si mund ta parandalohet ky problem?
Mjekimi
Mjekimi bëhet sipas shkakut dhe duhet bërë nga mjeku, sipas një urokulture (mbjellje të urinës) e të mos përdoren antibiotikë të ndryshëm të marrë pa rekomandimin e mjekut, i cili duhet të jetë i vetmi që të bëjë vlerësimin e rastit, të përcaktojë mjekimin dhe kohëzgjatjen e tij.
Mjekimi pa kriter çon në kandidozë (myk) dhe dëmtim të mëlçisë, apo rezistencë mikrobale.
Si mund të parandalohen
-Çdo individi i kërkohet të ketë një higjienë personale sa më të mirë;
-Të mos mbajë urinën, por të zbrazë fshikëzën sa herë që ndjen nevojën për të urinuar;
-Të pijë sa më shumë lëngje pa gaz;
-Të mos pijë alkool;
-Të mjekojë vatra të tjera infeksioni kudo që mund të ketë si: dhëmbë të prishur, grykët, infeksione të veshit, hundës dhe të rrugëve të frymëmarrjes;
-Të luftojë e mjekojë drejt sëmundjet e tjera favorizuese si: hipertensioni arterial, diabeti;
-Gratë shtatzëna duhet të bëjnë kontrolle të shpeshta me analizë urine dhe nuk është në gjendje të lëvizë.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek shëndet dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.