Lajmet e fundit

Nga studime të ndryshme ka rezultuar se aromatizuesit artificialë të ambientit mund të shkaktojnë çrregullime hormonale, probleme riprodhuese dhe anomali gjatë shtatzënisë, shkruan revistaclass. Mënyra për të aromatizuar ambientin rrethues ka shumë, por është mirë të zgjidhni mënyrat natyrale që nuk përfshijnë kimikate, e si rrjedhojë nuk kanë efekte të tjera anësore.
Baza e gjithë aromatizuesve natyralë që do të shikoni në videon e mëposhtme janë frutat nga pemë agrume, si limoni, portokalli etj.
Ja disa nga kombinimet që mund të bëni:
Kombinimi 1
Portokall, karafil, kanellë, ujë
Kombinimi 2
Limon, vanilje, rozmarinë, ujë
Kombinim 3
Lime, trumzë, nenexhik, vanilje, ujë
Pasi të keni përgatitur këto përzierje, ziejini dhe më pas lërini në zjarr të ulët. Shtëpia menjëherë do të marrë aromë të këndshme.