Shkencëtarët në Amerikë do të vëzhgojnë se si do të reagojnë kafshët në kopshtin zoologjik të Fort Worth në Teksas gjatë eklipsit diellor.
Në vitin 2017 ata kishin zbuluar sjellje të çuditshme në një kopsht zoologjik të Karolinës së Jugut.
"Për habinë tonë, shumica e kafshëve bënë gjëra të habitshme” – tha studiuesi Adam Hartstone-Rose, shkruan Mirror, përcjell klankosova.tv
Shtatë vjet më parë, breshkat e Galapagos në kopshtin zoologjik Riverbanks në Kolumbia, që janë dembele gjatë ditë, kur kishte ndodhur eklipsi kishin filluar të shumohen.
Është vrejtur poashtu se gjirafat meshkuj kanë filluar të vrapojnë në ankth derisa Flamingot ishin grumbulluan rreth të vegjëlve të tyre.
E shkaku i kësaj sjelljeje për studiuesit është ende i paqartë.
●●●
VZSHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.