04.07.2016 · përditësuar para 3655 dite1 min lexim
Edhe tash, 22 vjet pasi është realizuar filmi “The Lion King”, është e qartë se e ka fuqinë t’i bëjë fëmijët të shpërthejnë në lot.
Disa fëmijë të një shkollë fillore në Britani të Madhe, janë filmuar duke e shikuar këtë film të famshëm të animuar.
Ata po e shihnin për herë të parë këtë film prodhim të Disney’t dhe reagimi i tyre të thyen zemrën.
Të ulur nëpër divane, ata e kanë shikuar me shumë vëmendje filmin dhe janë shokuar në momentin kur Scar, e vret vëllain e tij, Mustafanë, duke e hedhur nga maja e një shkëmbi, shkruan Daily Mail, transmeton Klan Kosova.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
DL
SHKRIMI NGA
Donika Lamaxhema
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.