Ange Postecoglou është shkarkuar dje nga posti i trajnerit të Nottingham Forest, mirëpo sot mediumi i famshëm "The Athletic" ka zbuluar prapaskenat se si erdhi deri te ky vendim.
Ai u njoftua se ishte shkarkuar rreth dhjetë minuta pas përfundimit të ndeshjes në stadiumin “City Ground”, gjatë një bisede të shkurtër me George Syrianos, drejtorin teknik global, në zonën e tunelit.
Veprimi i tij i fundit ishte rikthimi në dhomën e zhveshjes për herë të fundit, për të ndarë disa fjalë me lojtarët.
Postecoglu u tha atyre se i vinte keq që nuk kishte arritur të bëjë më shumë për ta dhe u uroi gjithë të mirat për pjesën e mbetur të sezonit.
Më pas, ai u nis i vetëm drejt makinës dhe u largua, ku nuk mori pjesë as në konferencën për shtyp pas ndeshjes.
Vetë Marinakis ishte larguar nga stadiumi rreth një orë më herët, duke zgjedhur të ikë sapo Chelsea kaloi në avantazh 2-0 menjëherë pas pjesës së dytë.
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.