Temperaturat po ngriten, e bashkë me to mund të ngriten edhe komplikimet e ndryshme shëndetësore, të cilat mund të vijnë si pasojë e keq ushqimit, ekspozimit ndaj diellit, apo temperaturave të larta.
Por cilat janë kategoritë më të rrezikuara të personave nga temperaturat e larta, si ti qasemi ekspozimit në diell dhe si të kujdesimi për lëkurën, për këto dhe më shumë në “Kosova Today” ka diskutuar Aurora Dollenber.
“Për të gjithë organizmat, temperatura që shkon mbi 35 gradë është më e rrezikshme. Ne e dimë që temperatura jonë trupore është 36-37, dhe gjithçka që barazohet me peshën tonë trupore, nënkupton për trupin tonë një stres. Patjetër se të sapolindurit, fëmijët dhe të moshuarit janë më të rrezikuarit, pasi mund të humbasin shumë shpejt lëngjet trupore”, u shpreh Dollenber, transmeton Klankosova.tv.
Ajo shton se ekspozimi i madh në diell, është rrezik për disa persona, duke shkaktuar alivanosje, shtypje të lartë të tensionit dhe të tjera probleme me shëndetin.
Po ashtu Dollenber këshillon se është më mirë të gatuhet vetë gjatë verës, pasi ekziston rreziku për bartje të ndonjë sëmundjeje si shkak i kontaminimit të ushqimeve që servohen të gatshme.
Ndërsa sa i përket lëkurës, ajo thotë se duhen të pihen shumë lëngje që të ruhet ky organ. /klankosova.tv
https://www.youtube.com/watch?v=RDabb3id61E
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek shëndet dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.