Valixhet i bëri gati për udhëtim. Madje tenisti Novak Gjokoviq, në profilin e tij zyrtar në Facebook, tregoi se po shkon drejt Australisë për turneun prestigjioz në tenis.
Por, me shumë gjasë rruga e serbit drejt "Australian Open" nuk do të jetë e gjatë shkaku i mosvaksinimit, pasi shteti ku ai po dëshiron të shkojë ka rregulla shumë strikte.
Megjithatë, të mërkurën pasdite, krejt fjalë të tjera pati kryeministri i Australisë, i cili bëri të ditur se leja për të ardhur në shtetin e tij i është dhënë serbit.
E tani, ani pse Gjokoviq ka zbarkuar në Melburn, jo gjithçka shkoi mirë. Serbit nuk po i lejohet tani të futet nga Forcat Kufitare, pasi stafi i tij ka aplikuar gabimisht për vizë dhe shteti i Viktorias nuk po e miraton vendimin për hyrjen e tij.
https://www.youtube.com/watch?v=2SWMfbfVy70
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.