Tifozët e Kosovës, Dardanët, kanë nisur një iniciativë para dy dueleve që Kombëtarja e Kosovës do t’i ketë kundër Moldavisë sonte dhe Greqisë tre ditë më pas.
Kjo tifozëri ka bërë thirrje për vendosjen e rekuizitave dhe flamujve të Kosovës në ballkonet e shtëpive në gjithë vendin, si shenj përkrahje për futbollistët Dardanë, pasi ndeshjet e lartëcekura do të zhvillohen pa prezencën e shikuesve, si shkak i pandemisë COVID-19, transmeton Klan Kosova.
Kësaj iniciative tashmë veçse kanë filluar t’i përgjigjen shumë tifozë të Kosovës të cilët kanë dekoruar ballkonet e tyre, imazhe këto të publikuara në faqen zyrtare të Dardanëve.
“Nga secila shtëpi në përkrahje të luanëve tanë. Forca Kosova”, kanë shkruar ata.
https://www.facebook.com/dardanetks/posts/2084067358393603
●●●
VISHKRIMI NGA
V I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.