Skuadra e Ligës së Parë, Drenica ka bërë lëvizje tjera gjatë afatit kalimtar të janarit.
Në fakt, tani është radha e largimeve, pasi afroi dyshen: Igball Jashari dhe Armend Gashin, transmeton Klankosova.tv
Skuadra “kuqezi” sot me marrëveshje të dyanshme ka larguar tre lojtarë.
Bëhet fjalë për: Armend Abazin, Kreshnik Ndreca dhe Ilir Çitaku.
“Klubi falendëron futbollistët për angazhimin dhe kontributin e dhënë gjatë stinorit vjeshtor për klubin, duke ju uruar shumë suksese në të ardhmen”, shkruhet në njoftimin e skuadrës.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.