Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi konsiderohen gjerësisht si dy futbollistët më të mëdhenj të të gjitha kohërave – por sa kushton punësimi i tyre?
Football Leaks nga gazetarët e Der Spiegel Rafael Buschmann dhe Michael Ëulzinger detajuan se si Ronaldo dhe kërkuan nga një biznes telekomunikacioni saudit 920,000 dollarë për katër orë e gjysmë punë.
Ndërkaq, sipas Seattle Talent Buying, argjentinasi Lionel Messi mund të punësohet për ngjarje private me një kosto minimale prej 150,000 dollarë dhe një maksimum prej 200,000 dollarë, shkruan SportBible, transmeton Klankosova.tv
Ronaldo thuhet se fiton 3.18 milionë funte në javë në Al Nassr, me vlerën e tij neto që mendohet të jetë më shumë se 200 milionë funte.
Sa i përket Messit, ai raportohet se fiton një pagë bazë prej 12 milionë dollarësh dhe 20.4 milionë dollarë kompensim total nga skuadra e MLS, Inter Miami.
Përveç përpjekjeve të tyre në fushë, dyshja kanë fituar shuma të mëdha nga marrëveshjet tregtare dhe bizneset me Ronaldon që zotëron markën e veshjeve 'CR7' dhe Messin që zotëron prona të shumta/ Klankosova.tv
●●●
VZSHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.