Të premten, më 20 shkurt, do të zhvillohet një ndeshje e javës së 23-të në Bundesligën gjermane, por nuk do të fillojë në kohën e caktuar fillimisht.Mainz njoftoi zyrtarisht në rrjetet sociale se ndeshja do të fillojë dhjetë minuta më vonë se sa ishte planifikuar për shkak të problemeve me trafikun rreth MEWA Arena. Loja tani është planifikuar të fillojë në orën 20:40.
Mainz aktualisht renditet i 14-ti në tabelën e Bundesligës me 21 pikë nga 22 ndeshje. Hamburgu është i nënti, duke grumbulluar 25 pikë pas 21 ndeshjesh. /Klankosova.tv
●●●
VZ
SHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.