Lajmet e fundit

Komiteti teknik për revidimin e Listës së Barnave Esenciale, me asistencën edhe të ekspertëve të OBSh-së, Komiteti teknik, duke marrë paraysh kërkesën e subjekteve të ndryshme farmaceutike, vendosi që afati për aplikimet për përfshirjen e barnave të reja dhe ndryshimet ose fshirjen e barnave aktualisht të listuara, në Modelin e listës të 2018 të shtyhet deri më 31 tetor.
Periudha e aplikimit është shtyrë për dy javë për të lehtësuar bashkëveprimin ndërmjet aplikantëve dhe Sekretarisë së Komitetit teknik për revidimin e LBE, për të siguruar që aplikacionet adresojnë në mënyrë adekuate elementet kritike për përzgjedhjen: rëndësinë e shëndetit publik, efikasitetin klinik dhe sigurinë e barit të propozuar, transmeton Klan Kosova.