Varianti i ri i COVID-19 mund të dobësojë mbrojtjen e vaksinës për 40 përqind dhe ky variant sipas ekspertëve tashmë mund të jetë i pranishëm edhe në Mbretërinë e Bashkuar.
Shefat e shëndetësisë në Mbretërinë e Bashkuar thonë se variant i ri, me qendër në vendet e Afrikës së Jugut, është më shqetësues dhe kompleks se të gjithë variantet e deri më tanishme.
Dr.Susan Hopkins, këshilltarja kryesore mjekësore në Agjencinë e Sigurisë Shëndetësore, tha se është e mundur që ky variant të ketë arritur edhe në Mbretërinë e Bashkuar.
“Janë deri në 700 njerëz që fluturojnë nga Afrika e Jugut në ditë, nuk mund të përjashtohet që varianti ka arritur edhe në këtu”, u shpreh ajo.
Ajo tha se ky bariant ka 30 mutacione të ndryshme, shkruan The Sun, transmeton Klankosova.tv.
"Vështrimi i parë në të tregon se ka një shumëllojshmëri mutacionesh të ndryshme, ka 30 mutacione të ndryshme që duken të rëndësishme, kjo është dyfishi i asaj që kishim në Delta”, tha ajo.
Disa ekspertë e krahasuan atë me variantin “Beta”, i cili filloi në Afrikën e Jugut në fund të vitit 2020 dhe pa efikasitetin e vaksinës të reduktuar për 30 deri në 40 përqind.
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek shëndet dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.