Legjenda e futbollit francez Zinedine Zidane pritet të bëhet trajneri i ri i Kombëtares së Francës.
Sipas një lajmi të publikuar nga ESPN, është arritur një marrëveshje verbale mes Zidane dhe Federatës Franceze të Futbollit.
Në raport thuhet se trajneri aktual Didier Deschamps do të largohet pas një periudhe 14-vjeçare në krye të ekipit, dhe vendin e tij do ta marrë Zidane.
53-vjeçari, i cili për herë të fundit drejtoi Real Madridin në vitin 2021, thuhet se ka pritur largimin e Deschampsit, me të cilin fitoi Kupën e Botës 1998 si lojtar. Megjithëse ka pritur më gjatë se sa kishte menduar, lajmi tregon se Zidane do të emërohet zyrtarisht pas përfundimit të Kupës së Botës 2026 për Francën.
Pengesa e fundit para nënshkrimit të kontratës lidhet me strukturën e stafit teknik dhe gjerësinë e tij. Ndërkohë, presidenti i Federatës Franceze të Futbollit, Philippe Diallo, në një intervistë për Le Figaro deklaroi se e di se kush do të jetë pasuesi i Deschamps, por nuk e bëri publik emrin. Megjithatë, sipas burimeve të ESPN, bëhet fjalë pikërisht për Zidane.
●●●
EKSHKRIMI NGA
Endrit Krasniqi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.