Shtetet e Bashkuara po ushtrojnë "presion të papranueshëm" mbi Grenlandën, tha të martën kryeministrja e Danimarkës Mette Frederiksen.
Këto komente ajo i bëri një vizite nga një delegacion i profilit të lartë amerikan në territorin gjysmë autonom danez këtë javë, raporton Reuters, transmeton Klankosova.tv.
Vizita, e cila zgjat nga e enjtja deri të shtunën, do të udhëhiqet nga Usha Vance, gruaja e Zëvendëspresidentit të SHBA-së, JD Vance, dhe do të përfshijë Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Mike Waltz dhe Sekretarin e Energjisë, Chris Wright.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.