Galeria Kombëtare e Kosovës ka bërë të ditur se do të hapin ekspozitën personale të artistit Valdrin Thaqi, të titulluar “Shtëpia Mbi Kodër".
Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se në këtë ekspozitë, Valdrin Thaqi nuk ndërton një narrativë, por zbërthen një dimension të mbushur me reflektime të thella mbi ekzistencën, identitetin dhe nocionin e asaj që njihni si shtëpi.
" Të krijuara gjatë dy viteve të fundit, veprat e paraqitura artikulojnë një gjuhë mes pikturës dhe skulpturës. Ato përfshihen në një dialog të heshtur, duke ndërtuar terrene të ndërlikuara për vizitorët që orientohen mes tyre. Për më shumë detaje, referojuni tekstit të plotë të kritikes së artit Erka Shalari në komunikatën për media e bashkangjitur këtu", thuhet në njoftim.
Hapja e ekspozitës organizohet të mërkurën, me 30 prill, prej orës 19:00 deri në 21:00.
Para-premiera për media do të mbahet nga ora 18:00 deri 19:00. /Klankosova.tv
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.