Një incident raportohet të ketë ndodhur në shtëpinë e yllit të Real Madridit, Vinicius Jr.
Siç shkruan gazeta Marca, dyshohet se sauna në bodrumin e banesës së tij është përfshirë nga zjarri.
Intervenimi i zjarrfikësve erdhi me kohë dhe fatmirësisht nuk ka pasur asnjë person të lënduar, transmeton Klankosova.tv.
Futbollisti brazilian raportohet se është në gjendje të mirë shëndetësore.
Lidhur me ngjarjen tashmë autoritetet i kanë nisur hetimet dhe po hetojnë shkaqet e shpërthimit të zjarrit.
Nga flakët janë shkaktuar dëme materiale./ Klankosova.tv.
? Viní Jr's house has caught fire.
No injuries have been reported. @marca pic.twitter.com/joexfNpUUH
— Madrid Zone (@theMadridZone) October 9, 2025
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.