Lajmet e fundit

Të paktën shtatë persona janë vrarë në një shpërthim të një autobombe që kishte në cak një treg të frekuentuar në Azaz të Sirisë.
Nga ky sulm kanë mbetur të plagosur edhe disa persona të tjerë, derisa ka pasur edhe dëmtime të ndërtesave.
Ende nuk dihen rrethanat ose shfaqet e këtij sulmi, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.
Kur shpërtheu bomba, bëhet e dotir se tregu ishte i zënë kryesisht me blerësit që blinin rroba të reja për fëmijët e tyre.
Helmetat e bardha, një grup vullnetar shpëtimi që operon në Siri, thanë se dy fëmijë ishin në mesin e të vdekurve.