Lajmet e fundit

Mjekët në Gaza kanë thënë se një sulm ajror izraelit në një shtëpi në Rafah sot ka vrarë shtatë persona. Disa të tjerë u plagosën, shtuan ata.
Kjo vjen pas një sulmi ajror izraelit në qytet gjatë natës që vrau të paktën 45 njerëz të strehuar në një kamp, raporton Skynews, transmeton Klankosova.tv.
Autoritetet ndërkombëtare kanë shprehur zemërim për vdekjet dhe kanë bërë presion mbi Izraelin për të ndalur ofensivën e tij në Rafah.