Lajmet e fundit

Fundet e ngushta mund ta kufizojnë lëvizjen në të pasmet tuaja, gjë që shkakton tendosje të shtyllës kurrizore. E njëjta gjë ndodh kur vishni një palë take të larta - ato i vendosin këmbët tuaja në një lartësi jo të natyrshme që bën që muskujt në pjesën e poshtme të shpinës të zhvendosen.
Për ta ndjekur modën, pa e sakrifikuar shëndetin tuaj, zgjedhni funde që lejojnë këmbët tuaja të lëvizin lirshëm dhe zgjedhni këpucë me thembra që janë nën pesë centimentra.
Pini pije të gazuara shpesh
Të konsumosh pije me sheqer nuk është mënyra më e shëndetshme për ta ruajtur energjinë, derisa përveç shumë rreziqeve të tjera shëndetësore ato mund të përkeqësojnë edhe dhimbjen e shpinës. Zakoni i konsumimit të pijeve të gazuara mund të rezultojë me gurë në veshka të cilët mund të shkaktojnë dhimbje të forta në shpinë.
Konsumimi i këtyre pijeve çon gjithashtu në bllokimin e gazrave në sistemin tuaj të tretjes që si pasojë shkakton presion në shtyllën kurrizore. Nëse shpina ju dhemb pasi keni pirë një gotë me Coca-Cola është koha e duhur që ta rrisni konsumimin e ujit.
Jeni të stresuar
Kur trupi juaj liron hormone të stresit kjo bën që muskujt tuaj instinktivisht të shtrëngohen. Tensioni në muskuj çon në dhimbje të qafës, shpatullave dhe shpinës.
Studimet kanë treguar se përfshirja e relaksimit në rutinën tuaj të përditshme mund të përmirësojë në mënyrë efektive dhimbjen e shpinës.
Po flini në jastëkun e gabuar
Kur jeni duke fjetur në një jastëk që është shumë i madh ju mund të ndiheni rehat, por do ta urreni dhimbjen e shpinës. Shumica e jastëkëve e kanë formën e tillë që e vendosin kokën në një pozicion të panatyrshëm i cili ushtron presion në qafë dhe shpinë, duke shkaktuar dhimbje dhe gjumë të dobët.
Nëse nuk mund ta imagjinoni të flini pa jastëk, atëherë gjejeni një që përshtatet me përmasat tuaja dhe vendosni një tjetër në mes ose nën gjunjë. Këto pozicione gjumi janë provuar se lehtësojnë stresin e vendosur në shpinë.
Po lani enët në mënyrë të gabuar
Përkulja mbi lavaman gjatë larjes së enëve ushtron presion në pjesën e poshtme të shpinës, duke bërë që muskujt e kësaj zone të tendosen. Kur e mbani këtë pozicion për disa minuta, mund ta dëmtoni shpinën çdo ditë e më shumë.
Për ta shmangur tendosjen e pjesës së poshtme të shpinës, vendosni njërën këmbë në një stol të vogël. Kjo do t'ju ndihmojë të rregulloni qëndrimin tuaj dhe të mos e tendosni shpinën.
Ngjitni shkallët shpesh
Lexoni në shtrat