Komuna e Vushtrrisë bashkë edhe me Universitetin e Prishtinës do të organizojnë të premten Konferencë Shkencore me temën "110 vjetori i Kryengritjes së përgjithshme dhe shtetit të pavarur shqiptar: roli i Hasan Prishtinës".
Kryetari i kësaj komune, Ferit Idrizi, në Sytë 7 në Klan Kosova tha se përmes kësaj konference, synohet që të zbardhet rrënjësisht rëndësia e një prej figurave të rëndësishme shqiptare me prejardhje nga Vushtrria. I njëjti shtoi se në këtë organizim do marrin pjesë studiues të fushës nga gjitha vendet shqiptare.
Përveç kësaj konference, në kuadër të organizimit të Manifestimit tradicional “Ditët e Hasan Prishtinës”, që do të mbahen të premten dhe të shtunën, do ketë edhe ngjarje tjera që lidhen me veprimtarinë e Hasan Prishtinës.
Idrizi tha se janë duke shqyrtuar mundësinë e kthimit të eshtrave të trupit të Hasan Prishtinës, që po pushojnë në Kukës. I njëjti, ka konfirmuar se është në bisedime me ambasadën e Shqipërisë në Kosovë rreth kësaj çështjeje, e që beson se do jetë e mundshme kthimi i tyre në vendlindje, njofton Klankosova.tv.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek uncategorized dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.