Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Librit, ETEA organizon konferencë për publikimin e gjetjeve të raportit hulumtues: Shqyrtim kritik i lektyrave shkollore.
Raporti ofron një Analizë Kritike të Diskursit mbi tekstet letrare që rekomandohen për lexim në nivelin e mesëm të ulët të arsimit në Kosovë, duke vënë në pah diskurset gjinore, nacionaliste dhe raciste, gjuhën diskriminuese dhe përjashtuese që shpeshherë përçohet përmes tyre.
Ky aktivitet është i hapur për publikun dhe synon të nxisë debat profesional e qytetar për rolin e letërsisë në formësimin e mendimit dhe vlerave të gjeneratave të reja.
Ngjarja mbahet sot nga ora 10:00, në qendrën “Libart”, biblioteka “Hivzi Sylejmani” në Prishtinë, transmeton Klankosova.tv.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.