Gazetari i Klan Kosovës, Arlind Sadiku, po raporton nga Lubjana ku Kosova i shkon Sllovenisë në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës.
Ai tha se stadiumi është përplot shqiptarë, ndonëse nuk u janë lejuar simbolet.
“Stadiumi i mbushur me plot shqiptarë në Lubjanë, edhe pse nuk janë lejuar simbolet, janë hequr, janë larguar nga çantat, janë kontrolluar në mënyrë të rreptë nëpër tribuna, para hyrjes në stadium”, ka thënë Sadiku në një raportim për Lajmet Qendrore në Klan Kosova.
“Sidomos pjesës tjetër të tribunave që nuk janë të caktuar Dardanët”.
“Megjithatë shqiptarët kanë arritur që në një formë ose tjetër t’ua blejnë biletat sllovenëve përe të përkrahur Kosovën ,në këtë ndeshjen më të rëndësishme në histori”.
“Sepse dihet që vetëm një pikë na duhet për të siguruar kualifikimin në fazën e Playoff-it, do të ishte hera e parë”.
https://www.youtube.com/watch?v=06Bc3A_o9R4
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.