Sparta e Pragës sonte do t’ju bëj konak yjeve të Atletico Madridit.
Ndeshja e cila zhvillohet në “Epet Arena” do të jetë tejet e veçantë për shqiptarët që luajnë për skuadrën çeke.
Kjo lojë zhvillohet me fillim nga ora 18:45.
Në formacionin startues pritet të jenë Albion Rrahmani dhe Qazim Laçi, derisa Ermal Krasniqi nuk do të mund të luajë pasi që është i lënduar.
Sparta aktualisht gjendet në vendin e 26-të të renditjes në Champions, duke pasur një fitore, një barazim e dy humbje.
Derisa spanjollët e Atletico Madrid, janë në vendin e 23-të me dy fitore dhe dy humbje.
Ndeshja Sparta Pragës – Atletico Madrid, transmetohet drejtpërdrejtë në platformën më të madhe televizive në Kosovë Artmotion, në kanalin Sport 1 nën komentimin e Arlind Sadikut.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.