Ekipi shqiptar Bad News Eagles ka shënuar fitore ndaj skuadrës numër një në botë Faze, në kuadër të turneut në Brazil.
BNE fitoi me “Overtime”, në “Mirage” me rezultat 22:20, pas dy vazhdimeve.
Fillimisht, ekipi shqiptar në mapën e parë triumfoi me rezultat 19-16, derisa në mapën e dytë pësuan humbje 16-8.
Por, ‘Shqiponjat’ nuk u dorëzuan duke arritur një fitore të madhe, për ta vazhduar ëndrrën në Rio.
Ndryshe, BNE pas dy humbjeve rresht, kjo është fitorja e parë në "Legends Stage".
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.