Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili është fans i ekipit italian, Juventus, ka reaguar pas transferimit të yllit kosovar, Edon Zhegrova në Torino.
Rama e bashkëngjiti një video ku shihet Zhegrova dhe një shqiponjë me mbishkrimin “L’aquila feroce per la storia bianconera”, që në shqip do të thotë “shqiponja e egër për historinë bardhezi”.
Zhegrova u transferua sot te Juventusi, teksa zyrtarizimi pritet të bëhet nesër, transmeton Klankosova.tv.
“Zonja e Vjetër” i siguroi shërbimet e Zhegrovës duke paguar 20 milionë euro.
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.