Kombëtarja e Shqipërisë sonte do të përballet në “Air Albania” me Letoninë në kuadër të kualifikimeve për Botërorin 2026.
Nga atje na sjellin emocionet para ndeshjes, që pritet të nisë në orën 20:45, gazetarët Lorina Dula dhe Arbon Flugaj.
“Ne ndodhemi në ‘Air Albania’, për një ndeshje tepër të rëndësishme për kombëtaren shqiptare ku do të përballet me Letoninë, dhe ku vetëm fitorja na kryen punë”, tha Dula.
Komentatori i sportit Flugaj ndërkaq dha detaje për formacionin e kuqezinjve.
“Sa i përket rëndësisë së ndeshjes, pa dyshim mund të themi se jemi në një duel për ‘jetë a vdekje’ për Shqipërinë pasi më nuk ka vend për hap prapa. Tetë ndryshime i ka bërë në formacion selektori Sylvinho”, ka thënë gazetari Flugaj.
Ai tha se në historinë e Shqipërisë me Letoninë, janë gjashtë duele dhe të gjitha kanë përfunuduar me rezultatin e barabartë, 0-0.
“Shpresojmë të jetë sonte ajo nata kur ky cikël negativ i rezultateve ndaj këtij kundërshtari të thyhet dhe Shqipëria ta marrë atë fitore të rëndësishme drejt rrugëtimit për Kampionatit Botëror”, deklaroi gazetari i Artmotion.
Ndeshjen do të keni mundësi ta ndiqni direkt në Klan Kosova dhe në Sport1 të platformës televizive Artmotion.
Pas përfundimit të duelit do të keni mundësi të ndiqni emisionin “Rrugëtimi i Kuqezinjve”. /Klankosova.tv
●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.