Në Klan Kosova, televizionin më të madh në vend, po transmetohet ndeshja Angli-Shqipëri, e vlefshme për kualifikimet për Botërorin 2026.
Shqipëria e nis sonte kampanjën kualifikuese për Kampionatin Botëror, direkt nga stadiumi ikonik anglez, “Wembley”.
90:00 - Shqipëria s’i bën ballë “Tre Luanëve”, mposhtet në “Wembley”
Anglia e ka fituar ndeshjen e parë kualifikuese të Kampionatit Botëror ndaj Shqipërisë me rezultat 2-0.
Që nga fillimi, “Tre Luanët” ishin dominues në fushë, ku epërsinë e parë e arritën në minutën e 20-të të takimit me anë të Leëis-Skellyt.
E, pas gjysmë ore lojë, Shqipëria rrezikoi për herë të parë portën e vendasve, ku topi goditi traversën, por që s’e kaloi vijën fatale.
“Shqiponjat” e nisën mirë pjesën e dytë, ku patën disa raste të mira, por që nuk arritën t’i konkretizonin, njofton Klankosova.tv.
Ndërsa, Anglia e ndëshkoi Shqipërinë sërish në minutën e 77-të, ku Kane e shfrytëzoi gabimin e Ajetit.
Aktualisht Shqipëria renditet në vendin e fundit të grupit K, ndërsa Anglia renditet e para.
70' Kanë mbetur edhe 20 minuta lojë në “Wembley”, ku rezultati po vijon të mbetet ai i minutës së 20-të. Trajneri i kombëtares shqiptare e ka bërë një ndryshim në formacion, ku në minutën e 63-të e ka futur në lojë Armando Brojën në vend të Nedim Bajramit.
60' Një orë lojë kanë kaluar në “Wembley”, ku “Tre Luanët” po vazhdojnë ta kenë epërsinë e krijuar në minutën e 20-të të takimit. Në 15 minutat e para të pjesës së dytë, asnjëra kombëtare nuk rrezikoi portën kundërshtare.
46’ Ka nisur pjesa e dytë mes Anglisë dhe Shqipërisë. “Tre Luanët” po udhëheqin minimalisht ndaj “Shqiponjave” që nga minuta e 20-të.
45:00 – Ka përfunduar pjesa e parë e ballafaqimit mes Anglisë dhe Shqipërisë. “Tre Luanët” po udhëheqin që nga minuta e 20-të e takimit me anë të Lewis-Skellyt.
Në anën tjetër, Shqipëria rrezikoi portën e Anglisë për herë të parë në minutën e 30-të ku topin e ndali traversa.
Anglia pati mundësi që ta dyfishonte epërsinë pak para fundit të pjesës së parë, ku fillimisht gjuajtjen e Bellinghamit e priti Strakosha, kurse atë të Kane e bllokoi kapiteni Gjimshiti.
40’ Pesë minuta para fundit Anglia pati mundësi të artë që ta dyfishonte epërsinë, ku goditjen e Bellinghamit e ndali Strakosha, kurse gjuajtjen e Kane e bllokoi Gjimshiti.
https://www.youtube.com/watch?v=KGr_BJ2u6DQ
35’ Kanë kaluar më shumë se gjysmë ore lojë në “Wembley”, ku Shqipëria e pati një rast të mirë shënimi pas një tollovie në zonën e Anglisë, por topin e ndali traversa. Aktualisht Anglia po udhëheq me rezultat 1-0 që nga minuta e 20-të
30' Kanë kaluar gjysmë ore lojë në “Wembley”, ku Shqipëria për herë të parë rrezikoi portën e “Tre Luanëve”. Aktualisht Anglia po udhëheq 1-0 me golin e Lewis-Skellyt i cili shënoi në minutën e 20-të
https://www.youtube.com/watch?v=X5tWZFwe3H8
20' Anglia ka kaluar në epërsi ndaj Shqipërisë në minutën e 20-të të takimit. Golashënues për anglezët është Lewsi-Skelly.
https://www.youtube.com/watch?v=pulvDY4jfNE
15’ Pesëmbëdhjetë minutat e para të ndeshjes i takojnë Anglisë, e cila po e dominon ballafaqimin me Shqipërinë, por që asnjëra kombëtare s’ka gjetur rrugën e portës deri më tani.
10' Po luhet minuta e 10-të e ballafaqimit Angli – Shqipëri, e cila po vazhdon të mos sjell asnjë rast të rrezikshëm për kombëtaret në fushë, por me dominimin e vendasve.
5' - Kanë kaluar 5 minuta lojë në “Wembley”, ku posedimi i topit po i takon “Tre Luanëve”, të cilët po mundohen që ta çajnë mbrojtjen kuqezi, por pa sukses.
1' - Të parët që luajnë me topin janë lojtarët kuqezinjë.
https://www.youtube.com/watch?v=TZSJ3mlbEvw&pp=0gcJCU8JAYcqIYzv●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.