Kombëtarja e Shqipërisë do të zbresë sonte në fushën e “Wembley”-t për ndeshjen e parë të para-kualifikimeve për Kupën e Botës 2026, ku përballë do të ketë Anglinë.
Ndërkohë, Tifozët "Kuq e Zi" kanë bërë të ditur se do të jenë të pranishëm në Londër për të mbështetur ekipin, raporton Klankosova.tv.
Mbështetësit "Kuq e Zi"përmes një njoftimi në Facebook, kanë njoftuar se vendtakimi i tyre do të jetë në “J.J. MOON’s – JD Wetherspoon & The Liquor Station” nga ora 15:00 (lokale).
A do të arrijë Shqipëria të bëjë surprizën në “Wembley”? Mbetet për t’u parë sonte në fushë!
●●●
LESHKRIMI NGA
Lendita Elshani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.