Shqipëria po promovon sendet e lashta arkeologjike nënujore në brigjet e saj në jugperëndim të vendit, me qëllim që të rrisë interesin publik dhe për të tërhequr vëmendjen e zyrtarëve, për të ruajtur zbulimet.
Agjencia Kombëtare Shqiptare e Bregdetit hapi të hënën një ekspozitë prej 30 fotografish, ku tregohen sende nënujore me rëndësi potenciale arkeologjike gjatë dekadës së fundit.
Deri më tani është hartuar program për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe fizike në një të tretën e bregdetit shqiptar, nga Saranda deri në afërsi të ishullit të Korfuzit të Greqisë në Vlorë, shkruan Gazeta Shekulli.
Kreu i Agjencisë Kombëtare Shqiptare të Bregdetit Auron Tare shprehet se deri tani janë gjetur 38 anije në fund të detit Jon dhe se gjashtë prej tyre janë tepër të vjetra, më shumë se 2000vjeçare. Tare ka nënvizuar se anijet janë të epokës së Ilirisë dhe se ishin përdorur për tregti në atë kohë.
“Ne kemi shumë trashëgimi arkeologjike nënujore, por se nuk kemi ditur ta ruajmë siç duhet”, ka thënë ai.
Ekspozita me fotografi përmban edhe sende të tjera të lashta arkeologjike, që datojnë që në Greqinë e Lashtë.
Por, se ka edhe anije apo sende të lëna në bregdet në kohën e Perandorisë Osmane, gjatë Luftës së Parë Botërore, por edhe gjatë Luftës së Dytë, të anijeve britanike ose italiane. Neritan Ceka, një arkeolog i vjetër i përfshirë në zbulimet detare tha se në bregdetin shqiptar mund të gjesh “një pasuri të paprekur”.
“Kjo pasuri e madhe arkeologjike duhet të tregohet për popullatën lokale, me qëllim që të ruhet. E dyta, anijet apo sendet e tjera arkeologjike të gjetura këtu kanë rëndësi kërkimore në mbarë botën”, tha Ceka
●●●
ABSHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.