Kombëtarja Kuqezi do të zbresë sërish në fushë, këtë herë në një përballje miqësore kundër Gjibraltarit, në prag të nisjes së Kualifikimeve për Kampionatin Botëror.
Takimi do të zhvillohet të enjten, duke nisur nga ora 18:00, dhe do të transmetohet drejtpërdrejt në Klan Kosova përmes platformës televizive Artmotion.
Ky test konsiderohet si një mundësi e mirë për skuadrën e drejtuar nga trajneri Sylvinho për të forcuar formën, për të testuar alternativat dhe për të rritur besimin e lojtarëve para sfidave vendimtare që e presin në rrugëtimin drejt Botërorit.
Tifozët kuq e zi pritet të ndjekin me emocione këtë përballje, duke mbështetur fort Kombëtaren në çdo hap të saj. /Klankosova.tv
●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.