Shqipëria ka barazuar 1:1 me Letoninë në ndeshjen e sontme kualifikuese për Kupën e Botës 2026.
Kuqezinjtë e nisën keq kur u akordua penalti për vendësit, por goditjen e sulmuesit Janis Ikaunieks e mbrojti portieri Tomas Strakosha në minutën e 20-të.
Nëntë minuta më vonë, pas një harkimi të Arbër Hoxhës, u shënua një gol që fillimisht iu atribuua Rey Manajt, të shumë kritikuarit pas humbjes së penaltisë në fundjavë gjatë Serbisë, por që ishte autogol i Antonijs Cernomordijs.
Ky i fundit e përmirësoi gabimin kur realizoi për 1:1 në minutën e katërt shtesë të pjesës së parë.
Me këtë barazim, shqiptarët mbeten në vendin e dytë të grupit K e që dërgon në playoff, por kanë pesë pikë, vetëm një më shumë se Serbia dhe Letonia që i kanë dy, respektivisht një ndeshje më pak të zhvilluara.
Serbia sonte, për fatin e keq të Shqipërisë, fitoi me rezultat 3:0 ndaj Andorrës.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.