Konfederata Evropiane e Volejbollit ka miratuar kandidaturën e përbashkët të Kosova dhe Shqipëria për organizimin e Kampionatit Evropian U16 për djem në vitin 2027.
Sipas vendimit zyrtar, turneu do të zhvillohet gjatë verës së vitit 2027 në dy qytete kryesore, në Prishtinë dhe Tiranë.
Finalja e madhe e kompeticionit është planifikuar të luhet në kryeqytetin e Kosovës.
Në këtë kampionat do të marrin pjesë 16 përfaqësuese evropiane, duke e shndërruar rajonin në një qendër të rëndësishme për volejbollin e të rinjve dhe për promovimin e talenteve të reja të kontinentit. Vendimi është përshëndetur nga drejtuesit e federatave sportive të dy shteteve. /Klankosova.tv

●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.