Siguria në rrjetet sociale, veçanërisht e fëmijëve ishte në fokus të një konference që u zhvillua të premten në Tiranë mes drejtuesve të platformës së njohur “Tik Tok” dhe përfaqësuesve të institucioneve shqiptare.
Konferenca, e para e kësaj natyre në rajon, është pjesë e nismës së përbashkët të Tik Tok me CRCA/ECPAT për të rritur ndërgjegjësimin për aftësimin digjital dhe sigurinë midis fëmijëve, grave dhe grupeve të tjera të pambrojtura, shkruan A2, transmeton Klan Kosova.
Drejtuesja e AMA-s, Armela Krasniqi, rikujtoi se ka nisur një bashkëpunim me këtë platformë për të fshirë të gjitha videot që përmbajnë dhunë, gjuhë urrejtjeje, abuzim me fëmijët dhe të komuniteteve apo shkelje të të drejtave themelore.
Në konferencë ishin të ftuar edhe përfaqësues nga vendet e tjera te Ballkanit, me qëllim që të kenë të njëjtën qasje në këtë platformë. Drejtues të organizatave pjesëmarrëse në konferencë kërkuan nga qytetarët që të denoncojnë çdo rast kur siguria e tyre në rrjetet sociale cenohet. (A2 Televizion)
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek të tjera dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.