Lajmet e fundit

Një grua ka vdekur si pasojë e shpërthimit të një bombole të gazit.
Ngjarja tragjike ka ndodhur në një banesë në lagjen "11 janari" në Kuçovë.
Si pasojë e shpërthimit një pjesë e banesës ishte shembur, e cila i ka zënë poshtë një çift të moshuarish.
Pas intervenimit të policisë dhe zjarrfikësve, u bë e mundur nxjerrja e burrit me inicialet M.K, i cili u dërgua për trajtim në spitalin rajonal në Berat, në gjendje stabile.
Dersa pa shenja jete është nxjerrur gruaja, A.K, e cila kishte vdekur si pasojë e plagëve të marra.
Rasti po hetohet nga autoritetet.
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.