Sonte Shqipëria luan njërën nga ndeshjet më të rëndësishme në kualifikimet për Kupën e Botës “Katar 2022” përballë Polonisë në Air Albania Stadium në Tiranë.
Në rast të një fitoreje, kuqezinjtë rritin maksimalisht gjasat që të kualifikohen tutje për në Kupën e Botës.
Shqipëria gjendet e dyta në grupin I, me 15 pikë, një më shumë se Polonia e cila gjendet në pozitën e tretë dhe katër më pak se Anglia që gjendet në pozitën e parë.
Formacionet zyrtare:
Shqipëria: Berisha, Veseli, Kumbulla, Ismajli, Hysaj, Trashi, Ramdani, Bare, Roshi, Manaj dhe Uzuni.
Polonia: Szczesny, Dawidowicz, Bednarek, Glik, Puchacz, Zielinski, Moder, Krychowiak, Jozwiak, Lewandowski dhe Buksa.
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.