Lajmet e fundit

182 fidanë kanabisi të kultivuar janë zbuluar në fshatin Kreshpan të Fierit gjatë një aksioni policor. Një 49-vjeçarje me inicialet P.Y. është arrestuar, ndërsa në kërkim është shpallur bashkëshorti i saj D.Y. 51 vjeç (alias S. Y., alias K. Y.)
Kanabisi ishte kultivuar në banesën e çiftit. Gjithashtu në shtëpinë e tyre u gjet një armë gjahu pa leje.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, për veprime të mëtejshme. /tvklan.al/