Një person është arrestuar nga Policia e Shtetit shqiptar pasi dyshohet se ka kanosur me mjet prerës një drejtues taksie dhe i ka vjedhur një shumë parash si edhe një varëse.
Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Tiranë–Elbasan dhe sipas informacionit paraprak të policisë, i dyshuari ishte pasagjer në taksinë që drejtohej nga viktima, kur nën kërcënimin e një mjeti prerës i ka marrë paratë dhe një varëse.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë organizuar veprimet për identifikimin dhe kapjen e të dyshuar.
Si rezultat i reagimit të shpejtë, ai është lokalizuar, neutralizuar dhe shoqëruar në ambientet e policisë./A2Cnn
●●●
Shpërndaje këtë artikull
G
SHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.