Një 36-vjeçar është shpallur në kërkim në Finiq të Shqipërisë, pasi i njëjti dyshohet se i ka vënë zjarrin tokës së tij, duke djegur kështu pjesërisht tri banesa.
Sipas policisë, pos këtyre djegieve, janë rrezikuar edhe disa banesa të tjera, shkruan Abcnews, transmeton Klankosova.tv.
“Zjarri u përhap duke përfshirë një sipërfaqe shumë të madhe dhe si pasojë u dogjën pjesërisht 3 banesa, dhe u rrezikuan disa të tjera, falë inteligjencës policore dhe veprimeve të shpejta në vendngjarje, Policia identifikon dhe shpall në kërkim 36-vjeçarin. Shërbimet e Policisë vijojnë punën për lokalizimin dhe kapjen e tij”, thuhet në njoftimin e policisë.
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.