Platforma më e madhe televizive Artmotion, do të jetë e mbushur me ngjarje sportive sidomos me ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Botëror që zhvillohet vitin e ardhshëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanada dhe Meksikë.
Në kanalet sportive, do të transmetohen plot gjashtë ndeshje.
Me fillim nga ora 15:00, në Sport 1 do të jepet loja Portugali - Armeni.
Në po të njëjten orë, veçse në kanalin e 2-të do të zhvillohet ndeshja Hungari-Irlandë.
Ndërkaq, vëmendja kryesore do të jetë në Air Albania, ku do të luajnë Shqipëria dhe Anglia.
Ky duel do të transmetohet nga ora 18:00 në Sport 1 dhe në Klan Kosova, njofton Klankosova.tv.
Derisa nga ora 18:00 do të zhvillohen edhe tri ndeshje të tjera:
Azerbejxhan - Francë, në Sport 3;
Serbi - Letoni si dhe me fillim nga ora 20:45 do të Italia do të ndeshet me Norvegjinë.
Kjo e fundit do të transmetohet në kanalin Sport 3./ Klankosova.tv.

●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.