Lajmet e fundit

Pacientët dhe personeli i Klinikës së Kirurgjisë në QKUK, sot janë përballur me një problem shtesë në këtë departament shëndetësor.
Kjo pasi në njërën nga korridoret, sipas pamjeve që ka siguruar Klan Kosova, kanë shpërthyer gypa të ujit.
Sipas raportimeve gjendje e tillë në këtë zonë mbeti për goxha kohë pasi shërbyesit ishin të vonshëm në sanimin e këtij problemi por se tani gjendja është arritur të normalizohet.
Përveç rrjedhjes së ujit në shtypje jo të zakonshme në ato momente, Klan Kosova merr vesh se nga ky shpërthim i gypave nuk pati dëme materiale në pajisjet e klinikës apo edhe tek elementet e pacientëve.