Atletja olimpike Shaunae Miller nga ishujt Bahamas, ka fituar në mënyrë dramatike medaljen e artë në garën 400 metërshe në kategorinë e femrave në Lojërat Olimpike në Rio.
Ajo çka ishte më e çuditshme rreth kësaj fitore është që Miller e kaloi vijën e finishit duke u rrezuar nëpër të.
E Twitter ishte i shpejtë të reagoj për fitoren e Miller.
Janë bërë postime të ndryshme duke bërë shaka për fitoren e Miller.
Një përdorues përmes fotoshopit e ka vendosur Miller në rrëshitëse fëmijësh, përderisa të tjerë kanë postuar foto të atletit Andre de Grasse që fitoi medaljen e bronztë me mbishkrimin “ Kam mundur të rrezohem ???!!”
●●●
Shpërndaje këtë artikull
A
SHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.