Lajmet e fundit

Lidhur me këtë çështje ka folur në emisionin "Info Magazine" , Fatmir Elezi nga divizioni për Vlerësim i Ministrisë së Arsimit, i cili tha se deri më tani ministria nuk ka pranuar informacione për shkelje të rregullave nga administratorët e testit.
“Nxënësit e dinë që telefoni është i ndaluar në sallën e testimit. Nëse kanë telefon, komisioneri ose administratori nuk kanë të drejtë të kontrollojnë nëse e kanë përdorur apo jo. Vetëm posedimi i telefonit është arsye për largim nga testimi. Nëse janë kapur duke e përdorur telefonin apo vetëm duke e poseduar, këtë do ta dimë pas leximit të raporteve nga administratorët dhe komisionerët”, tha Elezi.
Ai shtoi se MASH-i ende nuk ka ndërmarrë masa, pasi nuk i ka pranuar raportet e plota nga terreni.
“Ende nuk kemi masa, sepse nuk i kemi raportet komplete dhe nuk kemi ndonjë informacion për shkelje të rregullave nga administratorët, të paktën përmes telefonatave që kemi zhvilluar deri tani”, deklaroi Elezi në Klan Kosova.