Lajmet e fundit

Oda Amerikane vlerëson se partneriteti strategjik i Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbetet një nga asetet më të rëndësishme kombëtare të vendit. Shpërfillja e vazhdueshme e qëndrimeve dhe prioriteteve strategjike të aleatit më të afërt të Kosovës bart rrezikun e ndikimit në cilësinë dhe thellësinë e këtij partneriteti me kalimin e kohës”, thuhet në reagim.Oda Ekonomike Amerikane u bëri thirrje institucioneve të Kosovës që të rivlerësojnë implikimet afatgjata strategjike, ekonomike dhe gjeopolitike të mosangazhimit në nismat rajonale për LNG-në dhe të angazhohen në mënyrë konstruktive me Shtetet e Bashkuara për këtë çështje.