Grand Prix i Meksikës ishte një nga garat më interesante të Formula 1 këtë edicion.
Gara u bë interesante qysh në kualifikuese, kur u përplas Valtteri Bottas dhe u penalizua Max Verstappen.
Mexico GP u fitua nga Lewis Hamilton, i cili edhe pse nisi garën nga poizta e tretë arriti të parakalonte Charles Leclerc e Sebastian Vettel.
Por, ishte edhe një gjë tjetër që tërhoqi vëmendje të madhe gjatë kësaj gare interesante.
Skuadra e Red Bull është treguar e jashtëzakonshme në ‘pit stop’ – ndërrimin e gomave, duke kryer punën për 1.93 sekonda.
https://www.youtube.com/watch?v=j4tvQNwUt-c
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.