Sovran Ndrecaj nga Kosova do të fillojë studimet Bachelor në Akademinë e Filmit në Sarajevë (SFA) në drejtimin Regji Filmi.
Pas marrëveshjes së PriFest – Prishtina International Film Festival dhe Sarajevo Film Academy (SFA) që u publikua në edicionin e kaluar të PriFest, sot u bë publike përzgjedhja e studentit të parë nga Kosova që është pranuar në këtë akademi dhe ka fituar bursën e plotë për studime tre vjeçare Bachelor në Sarajevo Film Academy.
Nrecaj, i cili do të fillojë studimet në shtator 2017, ka fituar bursën e plotë prej 8,500 euro për vit shkollor, programi i studimeve Bachelor në Sarajevo Film Academy në degën International Students.
Drejtoresha e PriFest, Vjosa Berisha. ka thënë “Jam e lumtur që marrëveshja PriFest – Sarajevo Film Academy solli frytin e parë. Nrecaj, student nga Kosova, do t’i ipet kjo mundësi e mrekullueshme studimi dhe ngritje profesionale në lëminë e filmbërjes në njërin nga institucionet më të mira filmike në rajon dhe më gjërë”.
Ndërsa Sovran Nrecaj me të pranuar lajmin për pranimin në SFA, deklaroi: “Ajo andrra që e shihja për çdo natë, thirrja e pranimit më zgjoi t'a jetoj atë andërr që më paraqitet si mundësi, motiv, privilegj dhe sfidë. Faleminderit të gjithëve që e mundësuan këtë për mua”.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
A
SHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.