Lionel Messi, duket se ia ka marrë dorën të shënoj nga dy gola në ndeshje.
Këtë ai e bëri sërish në fitoren 5:1, të Inter Miamit kundër New York Red Bulls.
Argjentinasi ia shtoi edhe një asistim kontributit të tij magjik.
Krejt kjo nisi pasi vendasit kaluan në epërsi Alexander Hack, i cili realizoi në minutin e 14-të.
Fituesi i tetëfishtë i "Topit të artë", orkestroi reagimin e skuadrës së tij pas asaj goditjeje, duke dhënë një pasim fantastik për ish-bashkëlojtarin te Barcelona, Jordi Alba, i cili barazoi rezultatin në minutën e 24 të.
Messi më pas bashkëpunoi sërish me Albën për golin e dytë të Miamit, duke dhënë një tjetër pasim të shkëlqyer për spanjollin, i cili krosoi për Telasco Segovia që e shtyu topin në rrjetë në minutën e 27-të.
Segovia realizoi edhe golin e tij të dytë në fund të pjesës së parë, duke e çuar Miamin në kontroll të plotë të ndeshjes.
37 vjeçari, mori përsipër gjithçka në pjesën e dytë, teksa Miami u shfaq i papërmbajtshëm.
Një pasim magjik i një tjetër ish-bashkëlojtari të Barcelonës, Sergio Busquets, e nxori fituesin e Kupës së Botës për Argjentinën përballë portës në minutën e 60-të.
Lionel Messi u tregua i qetë, mashtroi portierin e Red Bulls, Carlos Coronel, me një finte dhe e dërgoi topin në rrjetë për 4:1.
Një tjetër kombinim i “veteranëve” të Barcelonës solli golin e dytë personal të Messit: Luis Suarez krosoi nga e majta dhe Messi e kontrolloi topin në zonë për ta goditur fuqishëm dhe për ta dërguar në rrjetë, duke vulosur fitoren e ekipit.
https://www.youtube.com/watch?v=Bd1lCX4kzWc
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.