Presidenti i FFK-së Agim Ademi, bashkë me trajnerin e kombëtarës së Kosovës, Franco Foda, gjenden në ShBA, ku nesër do të marrin pjesë në hedhjen e shortit për Kupën e Botës 2026.
"Dardanët" të cilët janë kandidatë për të marrë pjesë, të premten do t'i mësojnë kundërshtarët e mundshëm.
Kosova, në muajin mars do të zhvillojnë ndeshjen e play-offit kundër kombëtarës së Sllovakisë, e në rast fitore do të përballen me fituesin e ndeshjes Turqi-Rumani.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.